Saturday, October 31, 2009

Fiat Punto Evo prezantohet ne Aeroplanmbajtësen "Cavour"

Nga Aeroplan mbajtësja Cavour
Shpetim Luku














Ka patur shumë evenimente shtëpia e prodhimit të automobilëve,
Fiat Group gjatë këtyre viteve të fundit. Përmirësimi i vazhdueshëm i modeleve të saj, të gjitha këto, të promovuara nëpërmjet veprimtarive origjinale dhe spektakolare, ia kane përmirësuar ndjeshëm pozicionin në tregun botëror, Fiatit, aq sa në kulmin e krizës botërore, ku grupet e tjera njohën një humbje prej një mesatareje vjetore prej 8.1 përqind, Fiat Group njohu rritje prej 1.1 për qind. Tashmë i erdhi radha Fiat Punto Evos te behet gati për tu hedhur në treg. Por përpara kësaj, Fiat Punto Evo u promovua në “fluturimin” mbi aroplanmbajtësen Kavur. E ku tjetër mund të bëhej prezantimi i një veture kaq të rendesishme? Kështu makina e rinovuar torineze u paraqit në prezantimin zyrtar në bordin e Kavur, areroplanmbajtëses më të re dhe prestigjoze të marinës , e cila ka hyre në shërbim në 10 qershor 2009. Njësoj si një avion AV -8 B Harrier Plus me ngritje vertikale. Fiat punto Evo u shfaq mbi kuvertën e Kavur, ngritur nga një perj dy vincave 30 tonësh të vendosur në kuvertën e kësaj aeroplanmbjteseje me gjatësi 244 m (232 metra është kuvetra e fluturimit), gjërësi 39 metra , si dhe një peshë prej 27 500 tonësh.

Anija e madhe e ndërtuar nga Fincantieri është në të vërtetë aeroplanmbajtësja e parë italiane, meqë konstruksioni dhe përmasat e saj lejojnë uljet dhe ngritjet jo vetëm të aeroplanëve V/Stol , por edhe atë të avionëve të ardhshëm Joint Strike Fighter. Poshtë rrotave të Fiat Punto Evo me një fuqi që shkon nga 65 deri në 120 CV, pulsojnë 4 turbina me gaz AVIO/GE me fuqi prej 22 MW secili, si dhe fuqi totale 88 MW (120 000 CV) që e bëjnë anijen më të fuqishme në botë midis atyre jobërthamore.

Me shpejtësi maksimale prej 28 nyjesh (52 km /ore) dhe një autonomi prej 7 mijë miljesh detare me 16 nyje (13 mije km në 18 ditë), Kavur mund të mbajë 1 202 persona , ose 20 mjete; aeroplan e helikopter, ose 100 mjete të lehta, ose 24 tanke,ose ..., një pafundesi Fiat Punto Evo! Të gjitha sistemet e kontrollit, të sigurisë dhe elektronikës në bord, janë optimizuar për të përmirësuar standartet e banimit sistemet e rojes dhe mbështetjen logjistike në kushte emergjente. Nëse Fiat Punto Evo paraqet në fushën e betejes armet e një imazhi të rinovuar, një kabinë të re, sistem start&stop, motorë modern multiajer dhe multixhet II, Kavor nga ana e saj ballafaqohet me dy topa 76 /62, 3 mitroloz 25 mm dhe 4 raketë lëshues vertikal me nga 8 raketa sejcila.

Teknologjia e shkëlqyer e Fiat Punto Evo duhet kërkuar në gamën e gjërë të motorëve të realizuar e prodhur nga FPT – Fiat Powetrain Technologies , që punojnë me benzinë të tipit , benzine GPL, benzine, metan ose dizel. Vec të tjerash motoret janë të disponueshëm për tu përshtatur si me nivelin ekologjik Euro 4, ose Euro 5 ( me perjashtim të atij me benzine 1.2, që do të jetë i disponueshem vetëm sipas nivelit Euro 5 e do të hyjë në serinë Start&Stop.

Midis ketyre spikasin motoret e rinj 1.4 multiair dhe 1.3 multijet i gjeneratës së dytë, të gjithë të homologuar me sistemin Euro 5 dhe Start&Stop.

Respekt për ambjentin

Kjo makinë është konstruktuar në mënyrë të tillë që të respektojë parametrat ambiental. Në këtë mënyrë makina e re Fiat Punto Evo është deri tani makina që “Respekton” ambientin në të gjithë parametrat e tij.

Për të vërtetuar këtë opsion i referoheni motorëvë të rinj të konstruktuar për këtë tip makine. Këta motorë, krahasuar me motorët me benzinë me të njëjtat cilindrat, sigurojnë një rritje te fuqise (deri ne 10 %), reduktim të konsumit (deri në 10 %), si dhe leshim te dyoksidit të karbonit 10 % më pak .

Motoret multixhet të gjeneratës së dytë sigurojnë një kontroll më të saktë të djegjes së karburantit. Mbi të gjitha duke mbajtur parasysh reduktimin e gazrave të dëmshme në ambient sistemi Start&Stop i serise të motorëvë të rinj me benzinë, ky prodhim sjell një avantazh për çlirimin e dyoksidit të karbonit në sasi më të vogla se me parë.

Fiat Punto Evo, është gjithashtu një makinë e ndërtuar për të arritur nivelet më të larta në fushën e sigurisë. Falë shumë mekanizmave që modeli ofron si në prodhimin seri, ashtu dhe në atë opsional, duke filluar prej atyre që i kushtohet sigurise pasive Fiat Punto Evo mbetet deri tani, një ndër makinat e sigurta në dobi të ruajtjes së jetës së drejtuesit dhe pasagjerit. Ndër të tjera përmendim ekzistencën e dy airbeg-eve ballor, dy të tjerëvë anësor të pjesës së përparme, ëindëbag-ët ballor e të pasim, si dhe një airbag për gjunjët e drejtuesit. Kjo gjë garanton mbrojtjern e pasagjerëve në 9 zona të mundshme kontakti në rast përplasje. Fiat Punto Evo është nga të paktat vetura të këtij segmenti që e ofrojnë të disponiueshem këtë opsion mbrojtjeje ne seri , tek te te gjitha modelet.

Gjithashtu Fiat Punto Evo siguron një vozitje të qëndrueshme dhe të parashikueshme në rrugë, falë përdorimit të mekanizmave elektronikë më të avancuar, që kontrollojnë punën dinamike te vetures, nga frenimi deri te tërheqja.

Komforti i makinës

Pjesa e brendëshme e kabinës është dizenjuar për të shprehur më së miri evulucionin e stilit italian. Midis pjeses së sipërme të brezit ballor, para pasagjerit ndodhet një burim drite ambienti, që krijon gjatë udhetimit natën një ndricim të përhapur e të këndshëm natyral e jo të sforcuar.
Pjesa qëndrore e kroskotit është ndarë në dy pjesë. Në njërën është instaluar moduli i radios, një siperfaqe e zezë e shkëlqyer, në qënder të së cilës është vendosur diplay LCD. Ndërsa në pjesën e poshtme, në një panel të vecuar, janë vendosur komandat e aklimatizimit, të cilat në sy të parë krijojnë një bllok të integruar bukur me pjesën tjetër.

Merkato

Për të lehtësuar zgjedhjen e versioneve që janë më të përshtatshme për klientët gama e makinave Fiat Punto Evo përbërbëhet prej 2 linjash.
E para është linja “Confort line” . Në këtë linjë përfshihet versioni aktiv i makinës me 3-5 dyer, ai dinamik po me 3 -5 dyer, si dhe versioni Emotion , me 5 dyer. Këto versione janë tepër të përshtatshme për klientët që kërkojnë të ndihen mirë, kërkojnë elegance dhe funksionalitet. Për kategorinë tjetër , për klientët që janë të prirur drejt sportivitetit , Fiat ka prodhuara linjën e dyte të quajtur “Spor Line “ që përfshim versionet Sport dhe Fan . Fiat Punto Evo i linjës se dytë është një makinë sportive me tre dyer.

Versionet e serisë aktive dhe asaj sportive janë pë pajisura me dualdrive, ESP, airbag anësor dhe ballor, 5 sedilje standarde, sedilje që i përshtaten fizikut të drejtuesit, etj. Po ashtu nuk është neglizhuar asnjë nga opsionet e duhura, duke nisur që nga klimatizatori, sistemi i pasqyrave,e deri te sensorët e temperaturës dhe krahët mbështetës.

No comments:

Post a Comment